TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me të rinjtë dhe të rejat në zyrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryemadhi bisedoi gjatë me të rinjtë e LSI-së, ndërsa iu përgjigj në “Instagram” edhe sulmeve të fundit të kryeministrit Edi Rama, që tha se “opozita i është qepur me tigan e peshk”.

Monika Kryemadhi tha se Rama, me zullumet që vazhdon të bëjë, do të digjet në fund në tiganin e shqiptarëve.

“Edi Rama të vazhdojë me këto zullume që bën. Le të vazhdojë, se te tigani i shqiptarëve do digjet”, shprehet Kryemadhi.

Ndërsa, mesazhin se “Edi Rama do të digjet në tiganin e shqiptarëve”, Monika Kryemadhi e përsëriti edhe në një video të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb