Mediat në Izrael citojnë presidentin Hashim Thaçi, i cili tha se nëse Izraeli e njeh Kosovën, ne ambasadën do ta hapnim në Jerusalem, e jo në Tel Aviv.

Presidenti Thaçi kishte deklaruar se Kosova do t’u plotësonte dëshirën autoriteteve izraelite, do t’ua njihte Jerusalemin kryeqytetet, nëse ata e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Nëse Kosova do të njihej nga Izraeli, do ta hapja ambasadën e Kosovës në Jerusalem”, ka thënë Thaçi dje.

Ai ka shtuar se Kosova kurrë nuk do të dilte kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe siç ka vepruar Presidenti Donald Trump me transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusale, ashtu do të vepronte edhe ai.

Kjo deklaratë ka bërë bujë në mediat izraelite, të cilat kanë cituar zotimin e Presidentit Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Në një artikull të publikuar nga The Jerusalem Post, thuhet se Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës edhe përkundër lidhjeve kulturore dhe tregtisë me Kosovën.

Mirëpo, për Izraelin është e papranueshme mënyrë e njëanshme e shpalljeve të pavarësisë, ashtu siç ka bërë Kosova.

Shumë shtete të fuqishme botërore, aleate të mëdha të Amerikës, i kanë dalë kundër vendimit të presidentit Trump në kombet e Bashkuara, duke mos përkrahur idenë e transferimit të ambasadave dhe njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, për shkak të Palestinezëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb