Drejtuesi i emisionit “Real Story”, Sokol Balla, duke folur për dëshmitë e personave në lidhje me një kasetë për filmime që mund të jenë fshehur në Krushë të Madhe, tha se deklaratat mund të vijnë edhe pasi Berisha hodhi deklarata të rënda mbi Thaçin.

Balla theksoi se akuzimet vijnë nga njerëz që kanë provuiar mbi shpinë luftën dhe arrestimet, që mund të kenë qenë të padrejta.

“Akuzat mund të jenë edhe nga fakti se Berisha del dhe akuzon Thaçin politikisht. Tek ai tjetri përkthehet ndryshe, sepse Krusha e Madhe sot ka më shumë varre sesa shtëpi.

Ai e ka provuar luftën mbi shpinë.  Këta që kanë luftuar e kanë vuajtur mbi kurriz, kanë dashur t’i vënë prangat në shtëpi”, u shpreh Balla.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb