TIRANE- Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka hedhur poshtë zërat se operacioni për arrestimin e 27 personave gjatë aksioneve në fundjavë në disa rrethe të vendit, u dekonspirua.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lamallari tha se të angazhuar në terren ishin rreth 1200 punonjës policie, ndërsa shtoi se hetimet u kryen në bashkëpunim edhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse do të ketë apo jo arrestime të tjera, zv.ministri i Brendshëm tha se operacionit për goditjen e grupeve kriminale dhe ‘të fortëve’ do të vijojnë’.

INTERVISTA
Ç’mund të na thoni në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar këto ditë nga policia?

Forca e ligjit u lançua vitin e kaluar. Nuk ishte show, por betejë kundër krimit. Ishte një nismë e qeverisë shqiptare për të goditur grupet kriminale. Erdhi edhe ideja e konsultuar e mbështetur fuqishëm edhe nga partnerët ndërkombëtar. Filloi hetimi dhe rihapja e çështjeve të vjetra. Duheshin përzgjedhur ekspertët më të mirë për të fokusuar luftën dhe ndarjen e informacionit. Përballja e shtetit me krimin e organizuar, me sfidimin e kulturës së pandëshkueshmërisë, ishte që të kalonim në një faze tjetër. Kaluam në fazën e ndëshkimit të cënimi të atyre që cilësohen ‘të fortë’. përballë shtetit nuk ka të fortë. Sot policia e Shtetit është pro-aktive, pra shkon policia tek ata. Ndërtuar një skedar, dhe se çfarë po kërkonim. Duam që këto anëtarë grupesh të dënohen përfundimisht. Duhet të merremi me persona që në komunitetet e tyre quhen ‘të fortë’ duke vendosur gjoba, apo aktivitete të paligjshme.

Arrestimet e kryera deri tani a janë provuar me fakte?
Përderisa fola për një skedar, është mbledhur dhe vazhdon mblidhet informacion në vijimësi. Në rast se ndonjë çështje e caktuar, rezulton me ndryshim mase arresti apo ndryshim të masës, kjo s’do të thotë se kemi prova të pakta.

Duke u ndalur tek operacion i ditës së diel, a do ketë arrestime të tjera?
Mund të them se operacioni u finalizua me sukses pas një periudhë hetimore. Ishte me indice të autoriteteve shqiptarë. më pas u procedua me shkëmbim informacioni me homologet e vendeve të tjera. Në të tilla mega-operacione hetimet vijojnë gjithmonë për personat e përfshirë, apo dhe të tjerë që po hetohen.

A keni pasur bashkëpunim me policinë gjermane?
Nga momenti kur autoriteti shqiptar pati informacionin e parë që linte nevoja për hetim, vijoi bashkëpunimi me vendet e tjera, siç ishte dhe me Gjermaninë. Do vazhdojmë edhe në ditët në vijim hetimet.

Deri tani kemi 27 të arrestuar, ndërkohë që duhet të ishin 44…A ka pasur dekonspirim?
Nuk ka pasur dekonspirim të operacionit. ka pasur përfshirë masive të policisë së shtetit. 1200 oficerë janë përfshirë, janë kryer mbi 1000 kontrolle. Çështje të tilla kanën vend për mbledhje provash.

Sa qëndrojnë zërat që pas këtij operacioni janë gjermanët dhe italianët?
Ata që shpreheshin në këtë mënyrë, kjo nuk është hera e parë, siç e pamë me 616 kg kokainë në Durrës. E pamë edhe në rastin e operacionit të fundit që vepronte në veri të vendit. kjo është përpjekje për të sfumuar punën e Policisë së Shtetit. Unë mendoj se e ul Shqipërinë në nivel kapaciteti. ka oficerë shumë të mirë, që dinë të bëjnë hetime edhe në vende të tjera operacione.

Ka pasur operacion për kapjen e Balilit?
Mega-operacioni ‘Volvo 4’ u shtri edhe në Sarandë. Këto grupe nuk mund të cilësohen se cilat janë, pasi kjo është një çështje që vijon të hetohet. S’më duket e ligjshme dhe korrekte se cilat janë ato grupe apo anëtarët, apo personat e përfshirë apo të dyshuar në këtë operacion.

Pse është e vështirë të kapet Balili?
Përse ishte e vështirë të goditeshin këto grupe për 17 vite?! U deshën 17 vite që ky grup të konfrontohej me Policinë. Çdo vepër e mirë kërkon kohën e vet. Po flasim për disa grupe, për disa persona të përfshirë. E vlerësoj dhe mirëkuptoj pritshmërinë e publikut dhe mediave, për goditjen dhe arrestimin e grupeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb