Policia e Shkodrës ka arrestuar ish-efektivin e policisë, Ardian Loci, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Ish-efektivi i FNSH ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me 1 vit e 10 muaj burg. Loci akuzohet për dekonspirimin e operacioneve policore anti-drogë.

Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb