TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani do t’u dorëzojë sot familjarëve të nënkomisarit Simon Gjeta “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Sipas njoftimit zyrtar, dorëzimi i dekoratës bëhet gjatë një ceremonie solemne në Presidencë, duke filluar nga ora 12:00.
Efektivi i FNSH së Shkodrës, Simon Gjeta mbeti i vrarë gjatë ndërhyrjes për arrestimin e Ruzhdi Arishtës, pasi ky i fundit plagosi një 21-vjeçar. Ndërhyrjes së policisë, Arishta iu përgjigj duke hapur zjarr dhe duke qëlluar në kokë efektin e FNSH-së, i cili humbi jetën në vend.
Për arrestimin e Arishtës, policia dhe RENEA u përfshinë në një aksion që zgjati përreth 12 orë duke negociuar dorëzimin e autorit, që ndodhej i fshehur në banesën e tij në fshatin Oblikë. Gjatë këtyre orëve pati shkëmbime zjarri, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe bomba tymuese. Operacioni përfundoi me ekzekutimin e 54-vjeçarit.
(m.k/BalkanWeb)
