Dekorimi i Avni Rustemit në Presidencë për atë që u quajt Akt Patriotik duke asgjësuar armikun e brendshëm, është pritur në mënyra të ndryshme nga grupime të ndryshme në vend. Nëse një palë, i bëjnë jehonë dekoratës së ‘Flamurit Kombëtar’ që iu dha, një palë tjetër e shohin si fyerje për shkak se dekorimi shkon për vrasjen e Esat Pashës.

Historiani Beqir Meta shfaq drojën e keqkuptimit të një mendimi historik. “Politika e ditës, politizon punën tonë shkencore”, tha Meta. 100 vite me pas, mbasi ka shqyrtuar një sërë dokumentesh ai e sheh ngjarjen e Parisit i distancuar.

Me theksin të mospërdorimit politik të studimeve të veta, ai e sheh atentatin e shekullit të shkuar si mjet politik të kohës. Mirela Bogdani, kryetare e Shoqatës ‘Tirona Intelectum’, u shpreh për ‘News 24’ se dekorimi i Avni Rustemit për vrasjen e Esat Pashes, jep mesazh të gabuar në ditët tona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: