TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza në një deklaratë për mediat kërkon që prokuroria të nisë një hetim për deputetin Flamur Noka.

Sipas tij, ish-ministri i Brendshëm ka dhënë dëshmi të rreme në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe se duhet të lërë mandatin.

“Prokuroria të nisë hetimet për këtë rast. Basha të thyejë heshtjen, të shprehet për rastin e deputetit Noka. Në kulturën tuaj politike gjëja më e thjeshtë është hedhja e baltës, por nëse e keni seriozisht siç përbetoheni, tregojeni sot shembullin e zbatimit të ligjit për deputetët tuaj. Shqiptarët të shohin se si ish ministri i Brendshëm ka dhënë dëshmi të rreme, e sipas ligjit duhet të lërë mandatin. Ky kështë momenti i së vërtetës, prokuroria të nisë hetimet”.

REAGON PD
Në vend të replikës me jargavitjet e Ramës: Përshëndetje z. Basha ! Jam nje demokrat i oreve te para qe ne vitin 1990. Sapo ndoqa bolshevikun Alfred Peza ne tv i cili akuzon te djathten per dekriminalizimin. Ne fakt ai ka te drejte sepse me dt.22 Nëntor 1991 kur une drejtoja revolten e studentave ushtarak kunder diktatures ai si oficer drejtues nxori koburen e tij dhe qëlloi mbi mua dhe shoket e mij. Mbi 2 mije studente e pedagog te asaj shkolle e din kete akt por edhe sot heshtin ! Ne nuk u kthyem mbrapsht por e perzume nga shkolla kete kriminel me rroba ushtarake. Koha dhe Partia e tij e ngriten dhe vleresuan ne maksimimum. Eshte koha e maskarenjve ! Ju uroj cdo te mire I.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: