Naya Rivera vdiq nga mbytja aksidentale, thanë zyrtarët në Kaliforni pas ekzaminimit të trupit.

“Shkaku i vdekjes ishte mbytja, dhe mënyra e vdekjes është aksident,” tha ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Ventura.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktorja 33-vjeçare, u raportua për herë të parë e humbur të mërkurën e kaluar, pasi ajo kishte marrë me qira një varkë me djalin e saj katër vjeçar në Liqenin Piru, në veri-perëndim të Los Angeles.

Fëmija u gjet i vetëm dhe duke fjetur në varkë dhe më vonë i tha policisë se nëna e tij nuk ishte kthyer kurrë pas notit në liqen.

“Analizat e autopsisë tregojnë se ajo është mbytur dhe gjendja e trupit është në përputhje me kohën kur ajo ishte zhytur.

“Në autopsi nuk u identifikuan lëndime traumatike ose procese sëmundjesh.

“Nuk ka asnjë të dhënë nga hetimi apo ekzaminimi që droga ose alkooli luajtën një rol në vdekjen e saj, por të tjera analiza toksikologjike do ti bëhen Riveras”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb