Të tjera detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me vrasjen e shefit të Antidrogës të Ulqinit, Rudolf Elezoviç. Mediat e huaja raportojnë se ka qenë autopsia ajo që ka konfirmuar se Elezoviç është vrarë me një plumb në kokë para 10 ditësh. Sipas Vijestit, 54-vjeçari është vrarë pak ditë pasi ka rezultuar i zhdukur.

Ndërkohë që hetuesit e çështjes dyshojnë se ai është vrarë në një vend tjetër, dhe është dërguar buzë lumit Buna, pranë fshatit Shëngjergj të Ulqinit për të humbur gjurmët.

Rudolf Elezoviç u gjet i vdekur një ditë më parë në Ulqin, 13 ditë nga 27 maji, dita kur humbi kontaktet me familjen e tij. Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozita menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb