TIRANE- Gentian Osmani, një nga gjashtë prokurorët që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, zgjodhi të ballafaqohej personalisht me institucionit e vettingut.

E vetmja pikëpyetje që u ngrit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit lidhur me pasurinë e tij, ishte shlyerja e një huaje marrë kunatit të tij, për të cilën komisioni ngriti dyshime.

Por Osmani dha shpjegime për të rrezuar gjetjet e trupës gjykuese.

Magjistrati rezultoi pa probleme në dy shtyllat e tjera, figura morale e aftësitë profesionale. Në përfundim Osmani kërkoi konfirmimin në detyrë.

Vendimi për të pritet të shpallet më datë 2 gusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb