Pas vetëm 24 orësh ka dalë rezultati i zgjedhjeve në Portugali.

Aleanca Demokratike e qendrës së djathtë e Portugalisë ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, ka thënë udhëheqësi i saj Luis Montenegro.

“AD-ja i fitoi zgjedhjet”, ka thënë Montenegro para turmës së mbështetësve në orët e para të së hënës.

Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa duhet ta ftojë zyrtarisht kreun e AD-së për ta formuar qeverinë, gjë që Montenegro tha se po e pret të ndodhë.

Santos tha se partia e tij tani do të drejtojë opozitën, e cila nuk mund të lihej në duart e Chegas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: