VLORË

Gazetari Enrik Mehmet ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet, që tregojnë momentin e plagosjes së Edison Begajt, në Vlorë. Atentati ndaj 38-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e të shtunës që lamë pas, ku Begaj u qëllua me katër plumba në këmbë.

Siç shihet nga pamjet që sjell “BalkanWeb”, Edison Begaj është qëlluar në hyrje të banesës së tij, sapo del nga makina, ndërsa brenda mjetit ndodhen ende fëmijët e tij të mitur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pamjet tregojnë momentin kur Begaj del nga mjeti, ndërsa aty afrohet autori i armatosur dhe i veshur si polic, që e qëllon teksa ndodhet përballë tij. Gazetari Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se pas plagosjes Begaj ka shkuar në spital me makinën e tij, të cilën e ka drejtuar bashkëshortja, ku brenda kanë qenë edhe fëmijët e tyre.

Begaj jetonte në Kaninë, më saktësisht në një zonë të pyllëzuar të Kaninës, larg nga rruga kryesore, në një shtëpi të fortifikuar si kështjellë me kamera sigurie në çdo cep, çka tregon se i ruhej një atentati të mundshëm.

Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve. Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Po ashtu, edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb