Pas tërmetit që goditi vendin, ku dëme pati në Durrës dhe Tiranë, kompania “Albsig” ka ngritur grupe pune për vlerësimin e dëmeve pas kërkesave për dëmshpërblim. Sipas kësaj kompanie, deri më tani ka 140 kërkesa për dëmshpërblim, ku 5 grupe në terren po punojnë për mbylljen e vlerësimit.

Mësohet se në 19 raste ka pasur ndërhyrje me kompani për riparimin e objekteve. Ndërkohë, kompania ka marrë një letër falënderuese nga shoqëria tregtare “A & Eni”. ‘Albsig’ vijon dëmshpërblimet për subjektet e dëmtuara nga tërmeti.

Letra falënderuese
Ju vemë në dijeni se ne, Shoqeria tregtare “A & Eni” shpk e cila administrohet prej meje Brisida Gega, në ambjentet tona ku ne ushtrojme aktivitetin tregtar, për shkak të termetit pësuam dëmtime të rënda .

Në sajë të nderhyrjes së Shoqërisë së sigurimeve “ALBSIG” sh.a. , gjithashtu edhe të vleresimit Tuaj në lidhje me pasojat e krijuara pas termetit, kërkojme tJu falenderojmë dhe të jemi mirnjohës për ndërhyrjet e bëra në kohë reale , duke eleminuar pasojat që mund ti vinin shoqërisë nga situata e krijuar. Në sajë të ndërhyrjes Suaj u bë i mundur vazhdimi i aktivitetit në rrjedhën e tij normale.

Ky përkushtim tregoi edhe njëherë besimin reciprok në marrdhëniet tona.

Një falenderim i veçantë shkon për Z. Dritan Kastrati, i cili u angazhua personalisht dhe kontriboi , për evitimin e pasojave në objektin e shoqerise sone ,i dëmtuar nga tërmeti me qëllim që punonjësve tju sigurohej kushte optimale për vazhdimësine e punës.

Eleminimi i pasojave na obligon që të jemi korrekt me Ju, falenderues , mirënjohes dhe bashkëpunues në të ardhmen.

Edhe njëhere mirënjohje
Sinqerisht,
Brisida Gega
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: