Kryedemokrati Lulzim Basha ishte ditën e sotme në takimin e radhës me demokratët në qytetin e Durrësit.

Teksa ka publikuar foto nga ky takim, Basha shkruan se demokratët e Durrësit kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur shpresën sepse vetëm kështu mund t’i shërbejmë Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke i dhënë fund tranzicionit, korrupsionit endemik dhe kulturës përçarëse,

“Demokratët e Durrësit kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur shpresën sepse vetëm kështu mund t’i shërbejmë Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke i dhënë fund tranzicionit, korrupsionit endemik dhe kulturës përçarëse, që synon ta mbajë këtë vend, peng të një grushti të vogël njerëzish. Partia Demokratike është e fortë dhe e vendosur për të hapur një kapitull të ri në përfaqësimin dhe kulturën politike. Në aleancë me qytetarët, do të sjellim ndryshimin që për shumë gjatë është mohuar dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.”- shkruan ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb