ITALI

Në ndeshjen e mbrëmshme, skuadra e Milanit fitoi në shifrat minimale me Udinesën, por lëndimi i Higuainit ka dobësuar repartin ofensiv. Argjentinasi u  dëmtua në pjesën e parë dhe në minutën e 35-të u largua nga fusha.

Pipita mori një goditje nga lojtari kundërshtar Rolando Mandragora, ai qëndroi me shumë vështirësi rreth 10 minuta në fushë pastaj kërkoi zëvendësimin.

Sipas “Sky Sport Italia”, Higuain menjëherë ka vazhduar në dhomat e zhveshjes për një kontroll të shpejtë nga mjeku duke u rikthyer sërish për të ndjekur sfidën.  Nga raportimet e para theksohet se dëmtimi i tij nuk është serioz.  Argjentinasi pritet të luajë në sfidën me Juventusin, takim ky kundër ish-skuadrës së sulmuesit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb