Lajm i keq për Hoffenheim. Sulmuesi nga Kosova, Mërgim Berisha është dëmtuar gjatë stërvitjes së ditës së sotme. Ekzaminimet mjekësore që do të bëhen në vijim do të zbulojnë edhe shkallën e dëmtimit. Klubi gjerman “kryqëzon gishtat” që asgjë mos të jetë serioze, në pritje të analizave që do të tregojnë më shumë për situatën.

“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara” – Shkruan klubi. 25-vjeçari po luan sezonin e tij të parë te Hoffenheim, pas eksperiencave te Fenerbahce dhe Augsburg.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb