FC Augsburg ka blerë përfundimisht shërbimet e Mergim Berishës nga Fenerbahçe. Klubi turk ka konfirmuar sot se sulmuesi 25-vjeçar ka nënshkruar kontratë të përhershme me skuadrën e Bundesligës. Bëhet fjalë për një transferim, i cili nuk shkon më shumë se rreth 4 milionë euro.

Megjithatë, ka shumë mundësi që Berisha të shitet gjatë kësaj merkatoje, pasi lojtari dëshiron të luajë në ndonjë skuadër më të madhe. Megjithatë, deri më tani Augsburg nuk ka marrë ende një ofertë konkrete për sulmuesin, i cili shënoi nëntë gola në 23 paraqitje sezonin e kaluar. 25-vjeçari ka luajtur 2 ndeshje për Kombëtaren e Gjermanisë, ndërsa numëron 13 paraqitje për Panzerat e U21.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb