TIRANE – Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 12 muaj pezullim futbollistin e Tiranës Gentjan Muca, për nxitje të urrejtjes pas ndeshjes së 4 Majit.

KF Tirana e ka cilësuar absurd dhe të paprecedent këtë vendim të Disiplinës, duke theksuar se do të kërkojë ndryshimin e këtij vendimi absolutisht të padrejtë.

“Klubi do të apelojë këtë vendim, duke kërkuar që të tilla situata të mos politizohen dhe të dëmtojnë me pas KF Tiranën, futbollistët bardheblu si në rastin e Mucës, apo dhe tifozët bardheblu, si ne rastin e mbylljes së dyerve për 8 javë”- thuhet në reagimin e KF Tirana.


(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: