Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE”.

Gjatë fjalës duke iu përmendur edhe arrestimi i ish-kryeprokurorit Adrik Llalla, Rama tha se po bëjmë një luftë të hapur ndaj korrupsionit dhe arrestimi i tij është një fakt.

“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, fakti që ka njerëz me pushtet që kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar flet vetë.. Po bëjmë një luftë të hapur ndaj korrupsionit, për shtetin e të drejtës, dhe ndaj trafikut të drogës dhe kemi bërë përparime të  dukshme në këtë drejtim”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: