ANGLI

Trajneri i Liverpool, Jurgen Kloop pas fitores ndaj Norwich City ka treguar se si reagoi kur mori lajmin se Manchester City ishte dënuar nga UEFA me dy vite jashtë kompeticioneve europiane.

Tekniku gjerman thotë se u shokua dhe tha ccfarë është kjo?, por më tej shton se nuk ia ka idenë ende se çfarë ka ndodhur por për Manchester Cityn shprehet se loja e tyre tregon dhe do të tregojë qartë.

“Ishte një shok dje. Komplet, ‘”Uou, çfarë është kjo?!” E vetmja gjë që mund të them është se unë jam një trajner futbolli kështu që unë mund të flas për futboll. Çfarë Pep Guardiola dhe Manhcester City kanë bërë në Angli e tregon qartë. Për gjithë të tjerat, nuk ja kam idenë. Çfarë ndodhi, kush e bëri dhe gjëra të tilla unë mund të imagjinoj në këtë moment është shumë e vështirë për njerëzit e sportit që ta kuptojnë.

Mund të besosh që njerëzit me të cilët punon, kështu ëshët kjo punë, më pas dikush të thotë këtë dhe dikush tjetër e sheh komplet ndryshe. Unë vërtet po ndihem për ata që të jem i sinqertë, për Pep dhe për lojtarët, por kjo nuk do të ndihmonte. Ata do e apelojnë dhe ne do të shohim çfarë do të ndodhë por është e kuptueshme seriozisht pasi ndryshe UEFA nuk do të reagonte në atë mënyrë. Por futbolli që kanë luajtur dhe luajnë ka treguar dhe do të tregojë.”’- tha Klopp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb