Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka përshëndetur dënimin për blerjen e votave në Dibër.

Ndonëse shprehet se dënimi me burg as nuk e zgjidh dhe as nuk e garanton rikthimin e normalitetit demokratik në vend, ai shton se është gjithashtu një shenjë e minore se pas presionit publik të betejës opozitare dhe reagimit qytetar si edhe atij ndërkombëtar kundër këtij fenomeni, tregon se diçka po lëviz.

Reagimi:

Denimi me burg i dy prej ushtareve te vegjel te nje prej masakrave zgjedhore te  blerjes se votave, sigurisht as nuk zgjidh e as nuk garanton rikthimin e normalitetit demokratik ne vend. Denimi nuk eshte garanci e vullnetit politik te maxhorances e as organeve te drejtesise per ta ndeshkuar kete kancer social te vjedhjes se votave e vullnetit te qytetareve. Denimi i dy prej aktoreve minor te kesaj historie te ndyre e primitive per Shqiperine e 2021 eshte nga ana tjeter nje shenje po aq minore se pas presionit publik te betejes opozitare dhe reagimit qytetar dhe atij nderkombetar kunder ketij fenomeni dicka po leviz.

Sot edhe pse nuk kemi sigurine nese eshte e sinqerte apo propogandistike ,nje levizje e tille duhet pershendetur dhe inkurajuar,duke mos harruar se peshqit e medhenj dhe peshkaqenet e blerjes se votave,grabitjes se pushtetit te votuesve dhe legjitimitetit popullor ne qeverisje jane ende ne det te hapur e te pa prekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: