Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka sjellë në vëmendje denoncimin e tij në Kuvend, ku ka akuzuar ministren Mirela Kumbaro për shkatërrim të lumenjve Drino dhe Vjosa.

Ai theksoi se nuk mund te ketë Vjosë turistike e ambientaliste me mbeturina.

REAGIMI I SHEHUT
Denoncimi ne Kuvend!
Kumbaro, ministria e Ambientit dhe Turizmit, qe shkaterron ambjentin e turizmin ne Qarkun e Gjirokastres.
Deputetja shkateron lumenjte Drino dhe Vjosa duke lejuar te derdhen ne ato te gjitha ujrat e zeza te Qarkut; te Gjirokastres, Libohoves, Dropullit, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit.
Nuk kane asnje mundesi perpunimi te tyre dhe te mbeturinave ne Qark.
Edhe i vetmi vend i vogel e qesharak perpunimi i mbetjeve ne Kelcyre, eshte ndertuar buze Vjoses duke i derdhur perseri aty.
Krim ambiental e turistik ky.
Nuk mund te kete Vjose turistike e ambjentaliste me fece e mbeturina.
Kumbaro, eshte shkaterruese edhe e pyjeve ne Qark.
Ka firmosur per shkaterrimi e nje pylli shekullor 80 ha Shtepenz- Uji i Ftohte.
Dhe shkaterrimi i atij pylli vazhdon….
Veprim kriminal edhe ky.
Shkaterrimi i natyres do te thote jo vetem shkaterrimi i ambjentit, por dhe i turizmit.
Dhe pjese e ketij shkaterrimi barbar eshte vete Ministria e ambjentit e turizmit, deputete e atij Qarku.
Ndersa prokuroria vetem belbezon.
Shpresoj qe me se fundi ky denoncim ne Kuvend ta zgjoje nga gjumi ate.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: