TIRANË- Amerikani përndjek vajzën shqiptare, policia nis hetimet. Burime pranë uniformave blu sqarojnë se dy ditë më parë, në orën 16:00, 20-vjeçarja me iniciale G.M. ka bërë denoncimin pranë strukturave të rendit, pasi herë pas here është shqetësuar nga një shtetas amerikan.

Më konkretisht, e reja ka deklaruar se amerikani me iniciale E.A., banues në New York, prej kohësh e përndjek dhe e kërcënon vajzën në rrjetin social të “Facebook”-ut. Sipas dëshmisë së vajzës, sa herë që ajo ndryshon adresën, ia gjen amerikani dhe i kërkon që të flasin bashkë.

20-vjeçarja nga Tirana është shprehur se nuk e njeh fare shtetasin e huaj, por se ai është fiksuar pas saj dhe i kërkon që të lidhen bashkë. Në deklaratën e saj, e reja ka sqaruar se amerikani përveçse i kërkon të krijojë lidhje me atë, ai edhe e kërcënon se nëse nuk e pranon, ai mund t`i bëjë diçka të keqe.

Vajza ka shtuar se ajo prej kohësh nuk jeton e qetë dhe se ndihet e përndjekur dhe ka frikë. Për këtë arsye, 20-vjeçarja me iniciale G.M ka kërkuar ndihmën e policisë. Për këtë arsye, Sektori Kundër Krimit Kibernetik pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e të vërtetës.

 

(m.k/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb