TIRANË

Një denoncim tjetër, ku në shënjestër është Policia e Shtetit, këtë radhë nga Fieri. Është “Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim – 2013” që ka publikuar denoncimin për ngjarje, sipas tyre të ndodhur mbrëmjen e 14 dhjetorit duke gdhirë 15 dhjetor.

Sipas denoncimit, patrulla e Shqiponjave kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një automjet “Benz ML”, duke dhënë edhe targat dhe personat që ndodheshin në të janë shoqëruar në Komisariatin e Fierit. Pasi ështëk ontrolluar makina dhe janë mbajtur për disa orë në komisariat, personat janë liruar. Në denoncim thuhen dhe emrat e dy punonjësve të policisë që kishin qëlluar me armë, teksa ngjarja nuk është referuar në Prokurori.

DENONCIMI I PLOTË
POLICIA E SHTETIT FSHEH NGJARJEN NË FIER
Në vazhdën e sjelljeve abuzuese të Policisë së Shtetit, kundër çdo parimi, norme e ligji, pas ngjarjeve shumë të rënda me vrasjen e një të riu në Tiranë dhe sjelljen e tyre dhunuese përtej çdo limiti me protestuesit. Policia përfshihet në një tjetër ngjarje të dyshimtë dhe në shkelje me rregulloren dhe Ligjin për Policinë e Shtetit.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka fshehur ngjarjen e ndodhur në fshatin Qenas, Fier. Mbrëmjen e datës 14 duke u gdhirë 15 dhjetor, patrulla e policisë sektori Shqiponja kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip ‘Benz’ ML, ngjyrë gri me targë TR 4372 P. Ky automjet së bashku me personat janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.
Automjeti pasi është kontrolluar e mbajtur në Komisariat për orë të tëra është liruar bashkë me drejtuesin e tij.
Punonjësit e Policisë që qëlluan me armë në drejtim të automjetit janë Donald Bedri dhe Renald Stasa, të dy punonjës të ri në detyrë.
Materialet për ngjarjen deri në këtë moment, nuk janë referuar në Prokurori. Policia e shtetit përsëri në devijancë të detyrave, kompetencave dhe misionit të saj.
Përdor armë pa kriter, nuk jep shpjegime pse shoqërohet mjeti në Komisariat dhe në krye të të gjitha shkeljeve qëndron fakti që nuk e referon në Prokurori.
I bëjmë thirrje me forcë Policisë së Shtetit, ndal represionin e ktheu në binarët e ligjit dhe të misionit të Organizatës.

Denoncimi
Denoncimi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: