Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është duke u kritikuar nga aleatët e ngushtë politik dhe ligjvënësit e krahut të djathtë për armëpushimin me Hamas-in.

Gideon Sa’ar, udhëheqësi i partisë “New Hope”, tha se marrëveshja do të dëmtojë seriozisht përmbajtjen e Izraelit kundër Hamas-it dhe e quajti marrëveshjen “të turpshme”.

Ndërsa ish-ministrja e Drejtësisë dhe deputetja aktuale me partinë Yamina, Ayelet Saked, tha se “një armëpushim i pakushtëzuar është i turpshëm”.

Duke iu referuar ushtarëve izraelitë të mbajtur nga Hamas-i, ajo tha: “Sjellja e djemve tanë në shtëpi do të ishte fitore.”

Pas 11 ditëve të agresionit izraelit, një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti midis Hamas-it dhe Izraelit hyri në fuqi të premten në orën 02:00 të mëngjesit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb