Aktivisti Ardesjan Binjakaj në një akt simbolik ka grisur kontratën që Rama thotë se ka me 800 mijë votuesit e tij. Ai tha se njerëzit e votuan në një moment historik të caktuar por s’do të thotë se vijojnë ta duan ende. Po ashtu deklaroi se ai nuk i përfaqëson dhe i ka kthyer deputetët në xhola dhe kukulla.
“Kontratën që Edi Rama thotë se ka me 800 mijë qytetarë, është jolegjitime dhe false. Po e votuan por s’do të thotë se e duam ende aty, nuk do të thotë se ne nuk paguajmë taksa.
I themi se kur shkojmë në spitale votuesit e tij nuk kanë sportele të ndara.
Shqiptarët e votuan në një moment historik kur ishin të dyzuar por s’do te thotë se duan.
I ke bërë deputetët si autopilot që iu thua do të votoni dhe marrëvrshja votohet.
Deputetët janë xhola dhe kukulla që Rama i ka në xhep, ne iu themi se nuk na përfaqësoni. Jemi në muajin e tretë të protestës dhe nuk do të ndalemi, nuk do të pranojmë gënjeshtra nga pozita dhe opozita, nuk ka asnjë lloj algoritmi që na fsheh të vërtetën. Njerëzit në shesh s’janë pjesë e algoritmit nuk e pranojnë status quonë. Ne do ta grisim kontratën.
I themi dhe një herë që të japë dorëheqjen”, tha ai.
