Deputeti i PD Kreshnik Çollaku deklaron se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen dhe kanë zgjedhur partneritetin me SHBA.

Çollaku publikon një video me deklaratat e Zv/Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar i cili në një intervistë për Zërin e Amerikës dënoi dhunën më 8 janar në Partinë Demokratike dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

“Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Basha. Kështu që do të thoja se ajo që po ndodh në rrugë nuk reflekton në të vërtetë atë që është tani Partia Demokratike”, citohet Escobar në video.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb