Është vlerësuar lartë puna dhe angazhimi 12-vjeçar i ish-nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Xhavit Halitit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, raporton “Epoka e re”.

Attila Mesterhazy nga sekretariati i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i ka dërguar një letër Halitit, deputet i PDK në Kuvendin e Kosovës, nëpërmjet të cilës e fton të jetë pjesë e kësaj organizate në cilësinë e ambasadorit.

“Do të ishte kënaqësi për ne nëse mbetemi në kontakt. Edhe pse nuk jeni më anëtar i Asamblesë, ju mbeteni pjesë e komunitetit tonë të zgjeruar të AP të NATO-s, dhe si i tillë, ju mund të vazhdoni të keni një rol të rëndësishëm si Ambasador për Asamblenë tonë dhe Aleancën e NATO-s”, thuhet në këtë letër.

Letra e plotë e përkthyer në gjuhën shqipe:
I nderuar z Haliti,
Në emër të të gjithë kolegëve dhe miqve tuaj në Asamble, si dhe stafit të Sekretariatit Ndërkombëtar, dëshiroj t’ju falënderoj për angazhimin dhe shërbimin e shkëlqyer në Asamble gjatë 12 viteve me ne. Nën udhëheqjen tuaj, delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka fituar një zë aktiv në AP të NATO-s dhe ka pritur delegacione të panumërta të Asamblesë dhe ka qenë mikrpitës i shumë takimeve. Do të na mungoni.
Do të ishte kënaqësi për ne nëse mbetemi në kontakt. Edhe pse nuk jeni më anëtar i Asamblesë ju mbeteni pjese e komunitetit tonë të zgjeruar të AP të NATO-së, dhe si i tillë, ju mund të vazhdoni të keni një rol të rëndësishëm si Ambasador për Asamblenë tonë dhe Aleancën e NATO-s.
Ju lutem ia dërgoni Roberta Calorio (Shef për Marrëdhënie me Delegacionet dhe Komunikim në Sekretariatin Ndërkombëtar një e-mail adresë nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij komuniteti të zgjeruar të AP të NATO-s.
Dëshiroj t’ju inkurajoj të vazhdoni të ndiqni punën tonë në platformat e ndryshme mediatike të AP të NATO-s dhe t’i shfrytëzoni raportet e shkëlqyera të Asamblesë dhe dokumentet tjera politike.

Më tej konfirmohet se Haliti është shpallur nga forumi politik i Ballkanit për merita të veçanta për kontributin e tij me titullin “Ambasador i Paqes”.
“I nderuar Z.Xhavit ju urojmë shëndet e paqe të lumtur në familjen tuaj. Forumi politik i Ballkanit për merita të veçanta për kontributin tuaj ju ka vlerësuar me titullin, (AMBASADOR I PAQES). Këtë titull e merr ditën e martë edhe profesor Servet Pëllumbi”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb