Deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka qenë sot i pranishëm për dy orë në Prokurorinë e Posaçme.

Kjo nuk është hera e parë që Peçi paraqitet në SPAK.

Sakaq, nuk është raportuar se cila është arsyeja pse Peçi është thirrur në prokurori. I pyetur nga gazetarët në lidhje me arsyen e thirrjes dhe faktin nëse kjo lidhet me “përplasjet’ e tij me kryeministrin Rama, Peçi u shpreh se këtë e dinë ata, referuar prokurorëve.

Komunikimi me gazetarët

Tërmeti Peçi: Nëse doni të bëni ironi…

Gazetari: Mos ka të bëjë me përplasjen me zotin Rama?

Tërmet Peçi: Këtë e dinë ata…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb