TIRANE-Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka reaguar për situatën e vështirë në të cilën gjendet Qarku i Dibrës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çupi lëshon akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas saj drejton një qeveri që urren këtë zonë të vendit.

“Ora e zhvillimit dhe investimeve në qarkun e Dibrës ka mbetur në vend numëro prej disa vitesh.
Teksa sheh varfërinë që rritet përditë e më shumë në këto zona nuk mund mos mendosh që kjo është vecse një dashakeqësi dhe urrejtje e kësaj qeverie për këta banorë të lënë në harresë”, shkruan deputetja demokrate.

Ajo thotë se në qarkun e Dibrës nuk është bërë asnjë investim, ndërsa shton se ndërtimi i Rrugës së Arbrit është akoma një projekt.

Më tej, deputetja Çupi ndalet tek situata ekonomike e dibranëve. Ajo thotë se 6200 familje janë hequr nga sistemi i ndihmës ekonomike, duke mbetur sipas saj në varfëri ekstreme.

POSTIMI I PLOTE
Dibra: Një panoramë varfërie e mjerimi.
Rama krijon me ngjyren gri tablonë e dhimbshme për banorët e kësaj zone.

Ora e zhvillimit dhe investimeve në qarkun e Dibrës ka mbetur në vend numëro prej disa vitesh.
Teksa sheh varfërinë që rritet përditë e më shumë në këto zona nuk mund mos mendosh që kjo është vecse një dashakeqësi dhe urrejtje e kësaj qeverie për këta banorë të lënë në harresë.
Prej 5 vitesh kur erdhi në pushtet kjo qeveri asnjë investim apo projekt nuk është bërë për zhvillimin e Dibrës.
Ka një projekt në letër në tryezën e Ramës, ai i rrugës së Arbërit, që me sa duket i shërben si sfond vetëkënaqësie por asnjë hap më shumë.

Investimet në infrastrukturë në vend numëro,mjafton të shohim si është katandisur aksi Burrel Klos që është bërë i pakalueshëm, e që kufizon ndjeshëm edhe lidhjen me kryeqytetin.
29511220_10213942063299358_1747081022585408795_n
Kjo rrugë është pasqyra më e vërtetë e situatës ku kanë përfunduar Dibranët me vetëdijen e plotë të qeverisë.
Mungesa e investimeve e projekteve që krijon hapësira për punësim ka rritur ndjeshëm papunësinë duke e cuar mbi 40 %, e ndërsa kësaj panorame i shtohet një tjetër mëkat.

Vetëm në këtë zonë u është hequr ndihma ekonomike 6200 familjeve, për të cilat Rama propagandon se duhet të punësohen. Po ku?? Asnje vend pune, asnje projekt e asgjë tjetër që vlen nuk e lidh këtë zonë me punësimin.

Kur mungojnë elementët jetikë është e pamundur të flasim për turizëm apo projekte “imazhi”. Duke e kthyer këtë zonë në të pamundur për jetesë e ku të rinjtë e të rejat por edhe familje të tëra i kanë drejtuar sytë e shpresës drejt perëndimit duke u larguar masivisht.

Edhe ata që e kanë të pamundur këtë iniciativë “pa busull” e që janë detyruar të jetojnë në skamjen e tyre deshperuese ku alkooli apo duhani duket te jene shoqwruesit me te mire dhe se historite familjare fundin e kanë më të hidhur se vetë varfëria.

Një panoramë e tillë dhemb dhe vret shpresën është një plan i detajuar qëllimisht për ta mbajtur një popull sa më të varfër e për pasojë të nënshtruar e për ta blerë më pas lehtësisht me një thes miell.
Migjeni e ka thënë: kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi” por e ka thënë për rreth një shekull më parë jo për Shqipërinë e 2018 që Rilindi mjerimin.

Kjo qeveri duhet ta dijë mirë se kjo kafshatë do ti mbetet në grykë se kur drejtesia dhe barazia nuk te jepen ato duhet t’i marresh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb