Deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku, në një deklaratë për mediat i kundërpërgjigjet zëvendëskryeministres, Senida Mesi, lidhur me deklaratat e kësaj të fundit të bëra në Parlament për investimet në Shkodër.

Deputetja Ulqinaku shprehet se ato projekte nuk janë ende askund dhe nuk dihen hapat që do ndiqen nga qeveria, ndërsa nuk kursen as qeverinë duke e quajtur si fajtore kryesore për dëbimin e shqiptarëve.

“Te nderuar bashkeqytetare.Miratimi i hapjes së një pike të re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në Zogaj, miratim i cili   ishte   një  proces   rutinë   që   përmbyllte   marrëveshjen   e   dy   vendeve   të   2   korrikut, ka frymëzuar dje në Kuvend zv. Kryeministren Senida Mesi. Edhe pse është miratuar pika e kalimit kufitar   dhe   ende   nuk   janë   përcaktuar   hapat   që   do   të   ndërmerren   më   tej,   apo   se   cilat   janë investimet që do të bëhen,  Zv. Kryeministria më në fund gjeti rastin dhe foli për projekte që do të zhvillohen në zonën e Shkodrës.  Pas një periudhe heshtjeje, pasi nuk bëri zë për fondet thuajse zero për bashkitë e Veriut,  pasi heshti për situatën ku kjo qeveri e ka zhytur këtë zonë, dje u fol për ide-projekte që prej 5 vitesh përmenden, por që nuk nuk kanë marrë as formën e projektit, dhe ku nuk është dhënë asnjë lek për to. Siç po shohim edhe tek projektbuxheti që po përgatitet për 2019, nuk parashikohet ndonjë investim serioz. U fol edhe për rrugën e Velipojës, rrugë të cilën e filluan në prag të sezonit turistik dhe  e lanë   përgjysëm,  ashtu siç   nuk ndodh  askund, rrugë  të  cilën e devijuan nga projekti fillestar, duke shpenzuar fonde pa zgjidhur si duhet situatën as për plazhin dhe as për zonat ku kjo rrugë kalon. Përmendi edhe projektin për liqenin e Shkodrës, projekt ku donatori kryesor është Bashkimi Evropian. Do të dëshironim që të gjitha projektet që u përmenden dje, të realizoheshin një orë e më parë, megjithëse të gjithë e dimë, që janë vetëm fjalë boshe, por që të thonë që po përmirësojmë jetën e shqiptarëve kjo sot është propaganda më e papranueshme, saqë as Edi

Ajo shtoi se e vetmja gjë që i ka mbetur kësaj maxhorance, është prodhimi i propagandës dhe  mashtrimi i popullsisë.

“Rama nuk merr guximin ta thotë më. Kjo është Qeveria që prodhon përditë e më shumë propagandë e mashtrim përtë mbajtur në këmbë një pushtet kriminal dhe të korruptuar.Arritjet   e vetme konkrete  që, shqiptarët dhe në veçanti shkodranët, shohin çdo ditë nga kjo qeveri janë: më shumë krim dhe drogë, më shumë varfëri, papunësi dhe dëshpërim. Qeveria e PS nuk do tëmbahet   mend   si   qeveria e   shërbimit,   por   do   të   mbetet   në   histori   si   qeveria   e   dëbimit   të qytetarëve. I kanë bërë shqiptarët të braktisin vendin e tyre si asnjëherë tjetër, sepse politika e vetme që njohin është aleanca me krimin, si burim parash, si mjet force dhe për blerje votash.Ndërsa Opozita dhe pikerisht PD ka qenë dhe vazhdon të  jetë denoncuesja e   të  vërtetave  të hidhura të   ardhura ngakeqqeverisja e Edi Rames. Partia Demokratike ka pasur dhe vazhdon të ketë një qëllim dhe një vizion që na ndan kryekëput nga PS, jemi për një shoqëri të denjë, ku sundon ligji, dhe mirëqenie për të gjithë”, shtoi ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb