Ish-zv/kryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi zbulon është e infektuar me COVID-19. Ajo duke publikuar një foto të sajën nga karantina thotë se është në javën e parë të saj dhe ka kaluar ditë të vështira.

Tashmë sipas mjekëve duket se ajo e ka kaluar pikën kritike, por ka ende dhe shumë rrugë deri në rikuperim të plotë.

STATUSI NGA SENIDA MESI

Miq, ju falenderoj për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes sime. Sot jemi në javën e parë të karantimit dhe trajtimit që nga marrja e përgjigjes pozitive të tamponit COVID-19. Në pamundësi tju kthej përgjigje të gjithëve një e nga një, më lejoni tju them që kanë qenë ditë të vështira në familjen tonë, por besoj se tashmë mjekët mendojnë se e kemi kaluar pikën kritike. Kemi shumë punë përpara deri në rikuperimin e plotë, por me pak vullnet, kujdesin e mjekëve dhe besimin në Zot, do ja dalim shëndosh e mirë edhe kësaj sfide.

Ju falenderoj të gjithëve që na jeni gjendur pranë mua dhe Artanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb