TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi padit për shpifje deputetin e PS-së, Eduard Shalsi. Mësohet se padia është regjistruar dje në Gjykatën e Shkallës së Parë, në Tiranë.

Deputetja kërkon plot 70 mijë euro si dëmshpërblim në kërkesën e saj për shkaktim dëmi jopasuror.

Kjo nuk është padia e parë që deputetja Vokshi ngre ndaj Eduard Shalsit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: