Deputetja e PS Anila Denaj ka folur për procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Denaj në një intervistë në ‘Radari Informativ’ në Abcnews u shpreh se ka propozuar për pozicionin e presidentit të Republikës 2 zonja dhe një zotëri, duke mos preferuar t’i bëjë emrat publikë.

“Unë kam propozuar 2 zonja dhe një zotëri. Unë s’e ndaj pozicionin e presidentit me gjini. Edhe një zotëri që vjen me një histori… Duhet të jenë jo aktivistë politikë dhe mbi të gjitha profesionalistë. Që edhe nëse janë më pak aktivë në kohën e profesionalitetit të tyre të kenë markuar. Të jetë një emër që përfaqësohet dhe përqafohet nga të gjitha palët. Unë jam besimplotë se përfaqësuesit e grupeve parlamentare kanë vullnetin për ta ulur përfaqësimin e grupeve të tyre parlamentare me një mazhorancë socialiste. Opozita mund të propozojë emrin e presidentit”, tha Denaj, teksa theksoi se emrat nga e djathta nuk përjashtohen.

Sa e sinqertë është oferta për negociata me opozitën për emrin e presidentit?

Denaj: Oferta është aty për t’u provuar. PS e ka thënë që kërkon të sjellë në diskutim edhe emrat vijnë dhe nga grupet parlamentare të opozitës në mënyrë që të zgjidhet një president konsensual. PS i ka votat por nuk ka dashur që ta zgjedhë vetëm por me konsensus.

Kur do mësohen emrat e propozuar në zarfe?

Denaj: Secili nga ne ka dhënë emrat sipas opinionit të tij brenda dëshirës dhe profilit të tij. Emri nuk duhet të jetë përjashtimi nga grupi parlamentar.  Është një kohë kur PS mund të jetë më e hapur drejt zgjedhjeve. Presidenti mund të vijë nga opozita nga shoqëria civile, profili është ende i diskutueshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb