22-vjeçarja Andia Ulliri, e cila doli deputete në listën e Partisë Demokratike në Durrës dhe mori 5580 vota, erdhi në një intervistë ndryshe ku foli për jetën e saj jashtë politikës në ekranin e News24. Deputetja më e re e parlamentit në Shqipëri tregoi për programin ‘FitStation’ tregoi për kujdesin që tregon për pamjen e saj, gjë për të cilën është komentuar jo pak herë në media.

” E kam të trashëguar nga gjyshja ime, ajo gjithmonë ka pëlqyer që të jetë sa më e kuruar, dhe mundohem shumë që të jem sa më e kuruar dhe sa më serioze në të gjithë pamjen time, por më shumta janë trajtimet që bën çdo vajzë si thonjtë, flokët dhe ato më hanë më shumë kohë se të tjerat”- tregoi deputetja.

E pyetur nga moderatorja Çenkuela Hasa nëse ka ndjerë paragjykime për moshën e saj, Andia Ulliri u përgjigj duke zbuluar se si po shkon ushtrimi mandatit të saj.

“Ka patur një qasje pozitive ndaj të rinjve. Shumë deputetë të tjerë nuk janë të rinj në moshë por janë të rinj në mandat dhe kam gjetur vendin tim mes tyre. Paragjykimi është evindentuar, ka patur momente që shikoja dyshime. Nuk ka një target grup të caktuar kur bëhet fjalë për paragjykimet, vjen nga një kulturë e hershme me pjesën e dyshimit, e cila shfaqet dhe te politika. Politika shoqërohet me prapaskena, ndonjëherë njerëzit i mendojnë që janë ose supozojnë. Por më shumë kam vënë re që sado jam përballur me një fije paragjykimi tregoi dhe rezultati që njerëzit i besojnë shumë të rinjve”- u shpreh deputetja Andia Ulliri.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: