Sulmi ndaj kreut të PD sot në protestën e opozitës, kur një person e goditi me grusht në fytyrë, është pasqyruar në mediat e njohura ndërkombëtare.

Edhe “DER SPIEGEL” i ka kushtuar një shkrim dhunimit të Sali Berishës, duke thënë se lideri i opozitës u sulmua fizikisht teksa po shkonte në protestë.

1
1

Pjesë nga shkrimi:

Kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha është sulmuar fizikisht teksa po shkonte për në një tubim që ai organizoi. Sipas mediave shqiptare, një burrë e goditi në fytyrë dhe e plagosi lehtë. Në foto, Berisha shihet me syrin e nxirë.

Berisha kishte mbledhur përkrahësit e tij, ndërsa zhvillohej samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama.

Sulmuesi u neutralizua nga truprojat dhe iu dorëzua policisë. Në një konferencë shtypi më pas, Berisha pretendoi se ishte një informator i policisë kriminale. Kjo nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Në vitin 1992, 78-vjeçari Berisha ishte presidenti i parë i zgjedhur lirisht pas rënies së komunizmit. Ai ishte kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013. Ai ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike (PD) konservatore deri në vitin 2013. Ai dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë pas një disfate elektorale nga socialistët e Ramës. Ai u rikthye në kryesinë e partisë në maj të këtij viti pasi rrëzoi pasardhësin e tij dhe studentin politik Lulzim Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb