Valentino Murataj shkëlqeu në fitoren 1-2 të Partizanit ndaj Erzenit. Pas sfidës, lojtari u shpreh se është i lumtur për këtë triumf.

“Jam i lumtur për fitoren pasi çdo fitore është e rëndësishme, nuk na falen më gabimet, pasi dhe 6 javë na kanë mbetur. Në çdo pozicion që do të më vendosë trajneri unë do të mundohem të jap më të mirën. Në Laç u mundëm me një gol fantazmë, nuk mendoj se derbi do të jetë vendimtar, çdo ndeshje ka rëndësinë e vet duke filluar nga java tjetër, në do të mendojmë që sot për Kukësin.

Dueli në zonë ishte trup më trup më Kadriun dhe u pengua, por normale që kërkoi penalltinë, dhe arbitri tha që ishte kontakt trup më trup. Duhet të punojmë më shumë që të rrisim nivelin individual dhe të grupit. Me të gjithë djemtë kuptohemi shumë mirë, por pak më shumë me Rrapajn dhe Masangën. Bitri e parashikoi rezultatin 1-2”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: