Këtë javë eBay lajmëroi se do të ofronte një program të ri dërgesash i cili do të sjellë të gjitha porositë për vetëm 3 ditë për gati 20 milionë produkte.
Gjatë dekadës së fundit , Amazon konkurrenti kryesor gjithmonë u ka sjell klienteve dërgesa të shpejta pa kosto për të gjithë antarët e programit Prime. Por vitet e fundit eBay dhe Walmart kanë bërë disa oferta agresive për t’ia kaluar Amazon. Madje Walmart mundësoi dërgimin e porosive në dy ditë pë vëtëm 35 dolllarë, sipas TechSot.
Shumë shitës profesionistë në eBay, rreth 63% e tyre, deri tani i kanë sjell këto dërgime brenda 2 ose 3 ditësh.
Ky program i ri garanton që nëse produkti nuk arrin në kohën e garantuar , edhe eBay edhe shitësi do ta bëjnë dërgimin falas duke i mbuluar ato kostot . Ndërsa nëse një produkt dërgohet falas shitesi do të ketë një kupon eBay prej 5 dollarësh. Gjithsesi 2/3 e produkteve në eBay përfshijnë dërgimin falas . Mendohet që ky program i ri do të jetë shumë i dobishëm gjatë sezonit të festave.
(e.f/BalkanWeb)