KORÇË

Ngjarja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Korçës ka alarmuar banorë të lagjes 14, të cilët shprehen se 80-vjeçarja që u vra nga djali ishte një grua e mirë që i kishte rritur me sakrifica 4 fëmijët e saj.

Nazmie Demollari jetonte vetëm me djalin e saj pasi dy fëmijët e tjerë jetojnë në SHBA dhe një në Tiranë.

Mësohet se djali i viktimës që jeton në Tiranë ka marrë një telefonatë nga vëllai i tij në momentin e krimit ku i ka treguar për aktin e rëndë “Dërgo njerëz se vrava nënën”, kanë qenë fjalët e tij pak minuta pas krimit.

Autori Nezim Demollari njihet nga komshinjtë si një njeri problematik dhe mbi të gjitha përdorues i pijeve alkoolike. Djali i viktimës ka dhunuar sistematikisht të ëmën ndërsa mësohet nga fqinjët se edhe ata kanë qenë dëshmitarë të shumë rasteve të tilla.

Kunata e viktimës e shokuar në një prononcim ndër të tjera pohon se autori duhet të varet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: