Dick Advocaat është kthyer si trajner i kombëtares së Curaçaos. Këtë e ka konfirmuar së fundmi, federata e futbollit të ishullit të Karaibeve. Advocaat, do të udhëheqë këtë Kombëtare në Botëror, këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Kthimi i trajnerit  nuk është surprizë, duke pasur parasysh zhvillimet e ditëve të fundit. Kujtojmë që Curaçao drejtohej nga Fred Rutten, por ky i fundit ditën e djeshme dha dorëheqjen. Vlen të theksojmë se me Advocaat në stol, Curaçao u kualifikua në Botëror.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: