Disa ditë pas gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 midis Francës dhe Spanjës, gjyqtari salvadorian Ivan Barton iu përgjigj kritikave nga Didier Deshamps, pas humbjes 2-0 të ekipit kombëtar francez.

Siç raportohet nga gazeta spanjolle AS , Barton shpjegoi se nuk ishte i ndikuar nga deklaratat e trajnerit francez: “Absolutisht jo. Secili ka të drejtë të ketë mendimin e vet. Ne e dimë se çfarë kemi kaluar, për çfarë kemi luftuar, si e merituam këtë arritje dhe pse jemi këtu. Asnjë koment nuk do të na bëjë të dyshojmë pse kemi arritur në këtë nivel”, deklaroi gjyqtari i ndeshjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb