Me Como-n e tij, Cesc Fabregas po vijon të shkruajë historinë në çdo aspekt, duke e shndërruar teknikun spanjoll në një nga trajnerët më të lakuar në treg. E përditshmja spanjolle SPORT shkruan se Fabregas, herët apo vonë, është i destinuar të ulet në stolin e Barcelonës. SPORT thekson se për momentin, Barça nuk është në kërkim të një trajneri të ri, e para pasi Hansi Flick është nën kontratë deri në vitin 2028, dhe e dyta, çka është më e rëndësishmja, janë shumë të kënaqur me punën e bërë nga tekniku gjerman.
Fabregas shihet nga drejtuesit e Barcelonës si një investim për të ardhmen pasi vlerësojnë jashtëzakonisht shumë faktin që në 3 vite në krye të Como-s e ka dërguar vlerën e ekipit nga 31 milionë euro në 535 milionë euro. Në tre vite, nga Serie B e dërgoi Comon për herë të parë në Champions League.
