Dëshira e madhe e teknikut të ri Ze Maria nuk mjafton pasi Maccabi Tel Aviv është një kockë e fortë për ekipin e Tiranës.

Izraelitët ia kanë dalë sërish të mundin bardheblutë në “Selman Stërmasi” me rezultatin e thellë 0-3 duke siguruar kualifikimin për fazën e dytë të “Europa League”.

Takimi nisi furishëm për 24 herë kampionët e vendit të cilët iu imponuan miqve duke i vendosur jo rrallë në vështirësi. Për minuta me radhë Tirana dominoi lojën derisa Samatu në fundin e pjesës së parë të linte ekipin me 10 lojtarë.

Pjesa e dytë nisi me te njëjtin ritëm por nuk do të kalonte shumë pasi në minutën e 50-të Schoenfeld shënoi golin e parë për miqtë. Më pas Itzhaki në të 80-ën dhe Rikan në të 86-ën do të vulosnin shifrat përfundimtare të takimit.

Maccabi në turin tjetër do përballet me fituesin e dyshes SJK-Reykjavik, ndërsa Tirana do rimarrë pushimet për t’u grumbulluar për fillimin e kampionatit.

Komenti minutë pas minute

90+3′ Përfundon ndeshja.

90+2′ Doka dhe Itzhaki ndëshkohen me kartonë të verdhë pas një momenti tensioni mes tyre.

86′ Makabi gjen edhe golin e tretë. Rikan ndëshkon Likën pasi merr një pasim të bukur në qendër të zonës.

80′ Makabi dyfishon avantazhin teksa Itzhaki arrin të shënojë duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së bardhebluve.

78′ Tirana kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Uellison, në fushë Elvi Berisha.

73′ Makabi kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Jeini, në fushë Itzhaki.

67′ Golasa tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë.

65′ Peretz tenon me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë afër me shtyllën.

64′ Tirana kryen zëvendësimin e parë. Largohet Qilimi, në fushë Deliaj.

62′ Makabi kryen dy zëvendësime. Largohen Dasa dhe Kohen, në fushë Shpungin dhe Rikan.

62′ Makabi i afrohet golit të dytë teksa Kohen godet shtyllën.

60′ Hapet loja pas golit të Makabit, të dyja skuadrat dalin më lirshëm në sulm.

50′ Atzili kroson në zonë nga e djathta dhe Shënfeld e devijon topin saktësisht në rrjetën e Likës.

46′ Merveil dhuron spektakël i vetëm në sulm, por goditja e tij e rrezikshme nga hyrja e zonës shkon jashtë.

46′ Fillon pjesa e dytë. Makabi luan topin e parë.

45+2′ Përfundon pjesa e parë.

45+1′ Atzili tenton me një goditje brenda zonës, por topi shkon jashtë.
tirana sentamu

44′ Sentamu lë Tiranën me 10 lojtarë pasi godet në këmbë pa top nga mbrapa Ben Kaimin dhe ndëshkohet me karton të kuq.

40′ Davidzada merr një top të bukur në zonë dhe tenton të godasë drejt portës, por Lika vepron shpejt dhe kontrollon topin.

35′ Vazhdon një ritëm i qetë i lojës teksa asnjëra nga skuadrat nuk po rrezikon dot portën kundërshtare.

25′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

17′ Davidzada ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

12′ Merveil tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi grushtohet nga portieri Rajkoviç.

6′ Golasa tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por Ilion Lika kontrollon topin.

3′ Sentamu tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

1′ Fillon ndeshja. Tirana luan topin e parë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb