Kampionati për Kukësin fillon ditën e premte, ku në 17.00 pret skuadrën e Tiranës në stadium “Zeqir Ymeri”. Klubi nuk ka humbur kohë dhe ka bërë bërë publike çmimet e biletave për këdo që është i interesuar që të ndjekë nga afër takimin.

“Nga sot ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kukësi – Tirana e cila do të luhet ditën e premte në stadiumin “Kukës Arena” duke nisur nga ora 17:00.
Çmimet e biletave do të jenë si më poshtë:
Tribuna VIP – 2000 Lekë
Tribunat Zeqir Ymeri dhe Gramoz Palushi – 1000 Lekë
Tribuna Shkëlzen Domi (përballë) – 300 Lekë
Tribuna Naim Hoxha (pas porte) – 200 lekë
Tribuna Sadik Zeneli (mike) – 200 lekë
Biletat mund të blihen pranë stadiumit “Kukës Arena”, në pikën e shitjes te tribuna “Naim Hoxha” – Shkruan klubi.

Kukësi do synojë që të fitojë titullin kampion këtë sezon dhe pritshmëritë janë të mëdha. Grupi është mjaft cilësor dhe entuziazmi është i pranishëm tek tifozët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: