“Në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar asokohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punon radarët”. Kështu deklaroi sot nga salla e gjyqit, ish-ministri Saimir Tahiri, për të cilin prokuroria kërkoi 12 vite burg (8 vite me gjykim të shkurtuar).

Gazetarja Klodiana Lala në një raportim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ ka treguar detaje nga seanca e stome gjyqësore që u mbajt tek Krimet e Rënda. Lala teksa ka siguruar dëshminë e Tahirit, që sipas saj ka qenë më e ashpër se kurrë, pohoi se në kohën kur ai ishte ministër kishte vënë në dijeni ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin se radarët nuk punon.

“Prokuroria më akuzon mua për 4 episode trafikimi droge. Por akuzat nuk kanë logjikë. Prokuroria më akuzon për raste të trafikimit në vitet; 2013, 2014, 2015. Ndërkohë që dy hetimet kronkrete, ndaj Taulant Haxhirajt dhe Moisi Habiljat kanë nisur në 2016”, ka thënë Tahiri. Po ashtu ish-ministri pyeti prokurorët se “si ka mundësi që prokuroria mund të më akuzojë për sasi droge të kultivuara para se të merrja detyrën e ministrit?”. Sipas tij, prokuroria duhet t’i publikonte faktet qartë dhe mos të thoshte gënjeshtra. Lidhur me akuzën që ish-ministri ka favorizuar Habilajt, duke u garantuar atyre mbrojtje, Tahiri e kundërshtoi ashpër këtë fakt. Ai tha se Policia e Shtetit më 2/ 10/2013, fill pas episodit të parë kur akuzohet të jetë përfshirë se ka favorizuar Habilajt, kishte dërguar procedim penal ndaj shtetasve Moisi dhe Florian Habilaj për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë. “Si mundet që unë t’i dërgoja ata në procedim për sa kohë i favorizoja në trafikun e drogës?!”, -mësohet të jetë shprehur Tahiri para trupes gjykuese. Sipas prokurorisë, trafikimi është kryer me një peshkarexhë me emrin ‘Fatima’. “Prokuroria”- tha Tahiri, “e lë të mjegullt faktin se asokohe janë fikur radarët. Por unë në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar as kohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punon radarët”. Tahiri në të gjitha përballjet ka ndalë triumfator. Nëse gjykata do të kërkojë kohë, atëherë do të na duhet të presim për verdiktin final, për ministrin që Edi Rama dikur e quante ‘ministrin kampion’”, pohoi Klodiana Lala.

Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: