Dëshmi tronditëse vinë nga lufta, ku thuhet se gjatë sulmeve të Hamsait më 7 tetor ka pasur edhe raste të abuzimit seksual dhe gjymtimit të grave.

Disa njerëz të përfshirë në mbledhjen dhe identifikimin e trupave të të vrarëve në sulm thanë për BBC se kishin parë shenja të shumta të sulmit seksual, duke përfshirë thyerje të legenit, mavijosje, prerje, dhe se viktimat varionin nga fëmijë dhe adoleshentë e deri te pensionistët.

Videot e grave të zhveshura dhe të gjakosura të filmuara nga Hamasi në ditën e sulmit, dhe fotografitë e trupave të marra në vendet më pas, tregojnë se gratë ishin shënjestruar seksualisht nga sulmuesit e tyre. Pak viktima mendohet se kanë mbijetuar për të treguar historitë e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: