Afro 600 milionë euro të shpenzuara në më pak se një vit, por Chelsea vijon të zhgënjejë në mënyrë të pabesueshme, pas javës së javës së 22-të ndodhen në vendin e 10-të në Premier League, 10 pikë larg zonës Champions. Pavarësisht shumave marramendëse, drejtuesit e klubit vijojnë të shohin merkaton si mënyra e vetme për tu rikthyer konkurrues në Angli dhe Evropë.

Abraham
Abraham

Sipas mediave në ishull, blutë janë vënë në kërkim të një sulmuesi, por çuditërisht në listën e dëshirave është përfshirë edhe Tammy Abaraham, lojtar që e larguan në verën e vitin 2021 për 40 milionë euro, tashmë janë të gatshëm të investojë 80 milionë euro për ta rikthyer në Londër.

Osimhen E1665944700959
Osimhen E1665944700959

Një tjetër opsion është edhe Victor Osimhen, por për nigerianin kanë konkurrencë të fortë pasi “bomberi” i Napolit ndiqet prej kohësh nga Man.United. Djajtë e kuq kanë bërë me dije se janë të gatshëm të investojnë mbi 100 milionë euro për të siguruar kartonin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb