Luka Jovic u transferua me shumë bujë në Madrid verën e shkuar por gjërat nuk shkuan kurrë sipas parashikimeve. Sulmuesi serb jo vetëm që nuk arriti të shpërthej por në asnjë moment nuk shpërbleu investim e kryer. Reali ka vendosur që Jovic do të jetë një nga lojtarët e parë që do të largohet nga Madridi.

Jovic Real
Jovic Real

Duke parë interesimin e disa klubeve që kërkojnë një sulmues për sezonin e ri, sipas mediave britanike, Reali ia ka ofruar Jovic dy klubeve të Premier League, Chelsea dhe Tottenham, me shpresën që mund të minimizoj kostot e investimit të kryer gjatë verës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb