Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar sot në “Open” në ‘News24’ komentoi dështimin e bisedimeve mes grupit të Alibeajt dhe atij të Berishës për të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale të 2023-shit.

Këlliçi tha se me votën nuk mund të negociohej. Ai tha se ’11 Dhjetori është vullnet i shumicës.

“Se di se kë kryesi do të thërrasin grupi i Aliebajt. Se di që ka forume parti-time. Nuk di që të kem parë ndonjë foto, s’ka transparencë. Mungon transparenca mbi vendimmarrjen. Këto artificat juridike janë ato që çuan PD në krizë politike, se mungon fryma politike. Për sa kohë që bashkëbisedimi është baza dhe guri i themelit në çdo formë politike, se di se ça do bëhet më shumë se mekanizmi i votës. Komenti im është ky që se di se ku e kanë bazuar këtë vendimmarrje. Çfarë kanë pritur për të negociuar? E di që kanë negociuar për votën e demokratëve. E kam ditur që po negociohet për Primaret që procesi që jetë transparent. Janë diskutuar çështjes se si mund të ecim përpara. Vota është kusht i kushteve. Ku ka mekanizëm tjetër? Situata politike në vend i jep një imazh të keq në PD. Votë nuk kanë (grupi i Alibaejt) Gjykoj që mund të ecim përpara përmes votës. Sa i përket statutit të ‘11 Dhjetorit’, është vullneti i shumicës. Kemi një interes më të madh, votën e qytetarëve.”, tha Këlliçi, kandidat në Primaret e PD për kryetar bashkie të Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: